Kthimi me dy gola pas dëmtimit, trajneri i Manajt: Rol lideri, por është vetëm në 70%

Oct 22, 2024 | 21:51
SHPËRNDAJE

Rei Manaj u kthye në fushën e lojës në mënyrën më të mirë të mundshme duke shënuar 2 gola në suksesin 3-2 të Sivaspor ndaj Hatajspor në kampionatin turk. Manaj sapo ishte kthyer nga dëmtimi dhe nuk ishte në maksimumin e tij, të paktën sipas asaj që pretendoi edhe sot trajneri i klubit turk, Bylent Ujgun.

manaj

“Ne kishim probleme me rolin e qendërsulmuesit para kësaj ndeshje. Rei Manaj u kthye te në pas një shkëputje të gjatë dhe është në nivelin 70% të tij.

Ai luajti një rol lideri në fitore me 2 gola që shënoi. Ka dhënë një kontribut të madh në motivimin e skuadrës duke u dhënë vetëbesim”, ishin elozhet e trajnerit të lumtur për këtë kthim të Manajt në radhët e ekipit të tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura