“Ku ishe kur shënuan”- Sherr te Juvja! Danilo dhe Gati kapen për një gol

Nov 2, 2024 | 22:06
SHPËRNDAJE

Në orët pas baraz imit në shtëpi kundër Parmës, një video që u bë viral në rrjetet sociale shkaktoi shumë diskutime mes tifozëve të Juventusit e jo vetëm. Na imazhet e shkëputura, dallohet Danilon duke pyetur Gatin, pas njërit prej dy golave të pësuar:

DANILO

“Ku ishe? “. Gati më pas i përgjigjet, por nuk është përballë kamerës për t’i lexuar buzët. Mbrojtësi tregon me dorë një zonë të fushës dhe braziliani sheh nga qielli në shenjë zhgënjimi. Kjo është vetëm një spunto, pasi hallet, janë të tjera.

ECURIA – Dhjetë gola të pësuar në gjashtë ndeshje. Tetori “horror” i mbrojtjes së Juventusit sapo ka përfunduar, por kalendari do të jetë akoma armiqësor për një kohë të gjatë sepse pika kryesore e vëzhgimit të kësaj shembjeje mbetet dëmtimi i Gleison Bremerit.

Shifrat nuk gënjejnë: në shtatë ndeshjet e para të sezonit, ato me brazilianin në fushë, vetëm një gol të pësuar; nga minuta e gjashtë e ndeshjes Leipcig-Juventus, ishte 2 tetor dhe ligamenti i mbrojtësi u këput, ka pasur vetëm një ndeshje nga gjashtë, ajo kundër Lacios, në të cilën porta e “Zonjës” ka mbetur i paprekur.

FAKTORË – Shifra shembet në dy ndeshjet e fundit (gjashtë gola të pësuar mes Interit dhe Parmës) dhe pse është e natyrshme që faza e mbrojtjes të mos lihet në dorë të individit, është po aq e vërtetë që Bremer është një nga ata lojtarë që di të “udhëzojë” shokët e tij të skuadrës, duke nxjerrë në pah cilësinë e tyre.

Në këtë kuptim, Danilo dhe Gati – më të brishtë, nëse jo edhe më pak të besueshëm, duket se vuajnë nga mungesa e tij në mënyrë të veçantë. Nëse kthimi në mbrojtje i elementëve të tjerë është gjithashtu i ngadaltë ose i pasaktë, arsyetimi shtrihet në goditjet që pëson Juvja: një-dy për ndeshje në fillim të sezonit, 7-8 tani. Një shenjë e pagabueshme se sa, në mes të fushës, nevojitet edhe një filtër më i madh.

PLANI – Tifozët bëjnë thirrje për një reagim personaliteti, por ai nuk duket se mund të vijë nga Danilo, për shkak të gjendjes dhe përqendrimit të tij. Tiago Mota në konferencën e djeshme për shtyp nënvizoi se si faza mbrojtëse është e lidhur ngushtë me cilësinë e asaj sulmuese: kundërshtarëve u lejohen kundërsulme të rrezikshme dhe Vlahoviç është sërish i izoluar.

Por ndërkohë, diferenca me Napolin është 7 pikë dhe nëse Bremer rikthehet në fund të pranverës, brenda dy muajsh, hapësira e parë e mundshme për të operuar në merkato duket larg. Me Shkriniarin si objektivin më realist, duket se askush nuk do të mbërrijë herët në Torino për të rregulluar situatën. Ajo është në dorë të grupit aktual.

Përgatiti: OREST FLOKU  – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura