“Ku janë Emergjencat Civile zonja kryetare e Bashkisë?”- Jola Hysaj nge alarmin për situatën e përmbytjeve në Durrës: Të presim që Erzeni të dalë nga shtrati?!

Oct 4, 2024 | 12:29
SHPËRNDAJE

Anëtarja e Kryesisë së PD-së, Jola Hysaj, ka reaguar lidhur me situatën problematike të krijuar nga shiu në Durrës.

jola hysaj

Nga makina e saj në rrugët e përmbytura të Durrësit, Hysaj i drejton pyetje kryetares së Bashkisë Emiriana Sako se ku janë emergjencat civile.

Ajo shprehet Erzeni mund të dalë nga shtrati dhe të përmbysë mijëra banesa.

Reagimi:

Përshendetje nga Durrësi!

Jam shume kurioze të di se ku janë Emergjencat Civile në Durrës?

Apo të presim që Kodra e Currilave të zbresë në det?

Apo të presim që Erzeni të dalë nga shtrati e të përmbyten sërisht shtëpi të tëra?

Apo të presim që të këputen “fijet e filispanjës” të Osshe-s dhe fshatra të tërë të mbesin pa drita?

Apo të presim që kanalizimet e ujërave të zeza të mbulojnë Plazhin, Shkozetin e Durrësin, dhe te notojmë në ujëra të ndenjura?

Është njoftuar për reshje të dendura gjatë gjithë ditës, cilat janë masat e ndërmarra Znj. Kryetare e Bashkisë?

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura