“Ku ta gjej djalin unë?”- Flasin për herë të parë prindërit e 14-vjeçarit që u vra me thikë nga bashkëmoshatari: Nuk duam hakmarrje! Mesazhi për qytetarët

Nov 21, 2024 | 20:11
SHPËRNDAJE

Prindërit e Martin Canit, 14-vjeçarit që u  vra me thike nga bashkëmoshatari i tij, pranë shkollës Fan Noli, kanë thyer heshtjen, duke reaguar për herë të parë publikisht për ngjarjen.

prinderit e martin canit

Ata janë shprehur për Top Channel, se nuk duan hakmarrje, duke dhënë edhe një mesazh për qytetarët.

“Ne nuk jemi njerëz që duam hakmarrje, duam paqe duam të punojmë, ne duam të largohemi nga këtu, të shkojmë në SHBA te vëllai im. Mos i ndodhtë askujt. Dua ti jap mesazh njerëzve, askush nuk do ta bëjë djalin kriminel, këtë e besoj”, u shpreh i ati.

Nëna e të miturit, zemërthyer tha: “Ishte shumë fëmijë i dashur, ku ta gjej djalin unë? Martini thoshte do bëhem futbollist i madh”.

Të pyetur në familja e autorit të dyshuar u ka kërkuar falje, ata shprehen: “Deri tani nuk kemi asnjë informacion”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura