Një 43-vjeçar i shpallur në kërkim më herët në kuadër të operacionit Tempulli, është vënë në pranga nga Policia.
Shtetasi me inicialet E.S., banues në Tiranë, u lokalizua në rrugën “Jordan Misja”.
43-vjeçari ishte shpallur më herët në kërkim, pasi Gjykata i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”.
Me arrestimin e fundit numri i shtetasve të arrestuar në kuadër të operacionit “Tempulli” ka shkuar në 96.
Sipas uniformave blu, “gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 10 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 3.7 kg kokainë, 150 doza heroine, 1 armë zjarri pistoletë, 12 automjete, 78 celularë, 12 peshore elektronike, 3 motomjete, 30 000 euro, 6000 paund, 4 500 000 lekë dhe 12 targa automjetesh.”
Njoftimi i Policisë:
Vihet në pranga një 43-vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni, shkon në 96 numri i shtetasve të ndaluar.
Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 10 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 3.7 kg kokainë, 150 doza heroine, 1 armë zjarri pistoletë, 12 automjete, 78 celularë, 12 peshore elektronike, 3 motomjete, 30 000 euro, 6000 paund, 4 500 000 lekë dhe 12 targa automjetesh.
Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar “Tempulli”, bazuar dhe në inteligjencën informative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.
Si rezultat, në rrugën “Jordan Misja”, është lokalizuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasi E. S., 43 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al