Deputetja demokrate Ina Zhupa, gjatë fjalës në Kuvend, në interpelancën me ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro, është shprehur se kjo e fundit është ministrja më duar gjatë e qeverisë Rama për të marrë dh uzurpuar në interesa klienteliste toka publike, pasuri kulturore e natyrore.
Zhupa tha se qeveria u ka dhënë 5.8 milionë m2 tokë investitorëve strategjikë, dhe se ligjin e shtyejnë sepse po programojnë të hyjnë në zonat e mbrojtura.
“Ministrja Mirela Kumbaro e ka mohuar se do të prekeshin zonat e mbrojtura, por në 7 muaj janë miratuar projektvendime, ku vihet re ulja e mbrojtjes nga shkalla e parë në shkallën e tretë. Kumbaro është ministrja më duar gjatë e qeverisë Rama për të marrë dh uzurpuar në interesa klienteliste toka publike, pasuri kulturore e natyrore.
Në funksion të betonizimit të zonave të mbrojtura, keni vendosur të shtyni për të 5-tën herë afatin për ligjin e investimeve strategjike. E bëni këtë gjë, sepse i keni dhënë 5.8 milionë m2 tokë investitorëve strategjikë. Jeni terroristë mjedisorë dhe tani programoni të hyni në zonat e mbrojtura”, tha Zhupa.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al