Një personazh i njohur i botës së krimit është arrestuar nga policia e Tiranës. Bëhet fjale për një 49 vjeçar, i cili kundërshtoi me forcë një punonjës Policie gjatë ushtrimit të detyrës.
49-vjeçari ka qenë i dënuar më parë për tre vrasje, plagosje dhe vepra të tjera. Po ashtu ai a qenë subjekt i OFL-së.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin E.K 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka kundërshtuar me forcë një punonjës Policie gjatë ushtrimit të detyrës”, njoftoi policia.
Mësohet se ai u prangos pasi mbrëmjen e së shtunës ka kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë kur ata shkuan për ta shoqëruar në komisariat.
49-vjeçari kishte pasur konflikt me një person tjetër, por në momentin kur efektivët kanë ndërhyrë, ai ka kundërshtuar policinë duke mos iu bindur urdhrit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al