Shqipe Hysenaj dhe Blerando Lajçi janë dyshja e ,Big Brother Vip Kosova 2′, që të gjithë i shihnin potencialisht si çift, por kurrë diçka e tillë nuk ndodhi as benda shtëpisë vip, dhe as jashtë.
Edhe pse tashmë ka kaluar kohë që kur Big Brother Vip Kosova 2 ka mbaruar, ende përflitet për dyshen të cilët u shfaqën në një klip kënge bashkë, disa muaj më parë.
Në rubrikën ‘Pa filtra’, Shqipja ka folur për Blerandon, duke thënë se nuk ka komunikuar me të që pas publikimit të këngës, ndërsa shton se njerëzit kanë qenë afeksionuar me ata dy për shkak se e krahasonte shpesh ish-konkurrentin me veten.
“Kur koha kalon, njerëzit fshihen”, theksoi Shqipja, duke nënkuptuar se tashmë për të Blerando nuk ekziston.
“Ishte thjesht një konkurrent, kemi ndarë dhomën. E kam krahasuar me veten dhe mbase për këtë njerëzit janë afeksionuar. Nuk kam komunikuar që kur kemi regjistruar këngën Katile.
Kur kalon koha, njerëzit fshihen. Jam person që mendoj se gjërat kapen në moment. Kur kalon koha, unë po u bëra indiferete nuk…”, tha Shqipja.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al