Ndërsa pritet të mësohet nëse Kiara dhe juventini Ueston MeKeni janë çift, familja Fratezi nuk është hera e parë që lidhet me “Zonjën e Vjetër”. Në një intervistë të pak muajve më parë, mesfushori i Interit për “TuttoSport” pranonte: “Gjyshi im Karmine ishte një tifoz që është pak ta quash i çmendur i Juventusit.
Ndërsa gjyshja ime Stefania prej vitesh më bënte një kolazh mes fotove të mia dhe të Markizios duke më thënë: ‘Shikoje, jeni njësoj’. Shkurt, ishin ultras të Juventusit në çdo formë”.
Dhe nëse Davide Fratezi zgjodhi Interin, pavarësisht se kishte një ofertë edhe nga torinezët, ku i duhet që Kiara nga ana tjetër të jetë një tifozë “e fshehtë” dhe e çmendur e Juves…
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al