“Kur m’u thye zemra!” -Loredana habit me projektin e saj më të ri! Këngëtarja nxjerr në treg librin

Oct 28, 2024 | 22:01
SHPËRNDAJE

Reperja e njohur, Loredana Zefi, ka ndarë me ndjekësit e saj një projekt, që nuk lidhet me muzikën, të paktën jo drejtpërdrejtë, por bëhet fjalë për një libër, rreshtat e së cilës do të jenë të shkruara për jetën e artistes shqiptare.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Loredana ka publikuar se në datë 18 nëntor, libri i saj i titulluar “Kur m’u thye zemra” do të jetë në shitje për të gjithë ndjekësit e saj.

loredana

Këngëtarja krahas fotos së kopertinës të librit të saj, ka shkruar një paragraf lidhur me këtë projekt, duke sqaruar përse ka vendosur të ndërmarrë një hap të tillë.

lore

Loredana shkruan se ishte e dhimbshme për atë t’i rikthehej eksperiencave të së shkuarës, pasi ato nuk janë bërë kurrë publike më parë, ashtu siç ajo e cilësoi “as nëpër ëndrra”.

“Kështu, dëshiroj t’ju mirëpres, mirë se erdhët në historinë time. E kam shkruar, e pse ndonjëherë dhemb, të shkosh në plagët e së shkuarës, t’i përjetosh ato sërish. E pse i kam ndarë disa nga këto eksperienca të jetës sime personale, të cilat nuk i kam bërë kurrë publike më parë, as nëpër ëndrra!”, shkruan ajo.

loredana zefi postimi liber

“Patjetër, çdokush mund të konsiderojë historinë e tij si një prej më të trishta, më dramatike dhe më të dhimbshme! Për mua, historia ime është gjithashtu më e trishta, sepse është e imja, kupton? I kam ndjer ato, i kam provuar dhe përjetuar.

Kështu, dëshiroj t’ju mirëpres, mirë se erdhët në historinë time. E kam shkruar, e pse ndonjëherë dhemb, të shkosh në plagët e së shkuarës, t’i përjetosh ato sërish. E pse i kam ndarë disa nga këto eksperienca të jetës sime personale, të cilat nuk i kam bërë kurrë publike më parë, as nëpër ëndrra!

Libri im “Kur m’u thye zemra” del më 18 nëntor dhe do të jetë i disponueshëm kudo.”, shkruan Loredana.

Teksa njofton se libri do të jetë në shitje në datë 18 nëntor, reperja do të mund të shesë librin e saj prej 192 faqesh nga platforma “Amazon”, me vlerë 18.69 euro.

Kujtojmë se një vit më parë Loredana ka konfirmuar lidhjen me Adeyemin, i cili është 6 vite më i vogël.

karim adeyemi loredana (10)

Loredana më herët ka qenë në një lidhje me këngëtarin shqiptar, Gramoz Aliu, i njohur ne noftën ‘Mozzik’.

loredana mozzik

Dyshja kanë bashkë një vajzë, Hanën.

loredana

Me atë se çfarë reperja ka shkruar, pretendohet se nga ky libër do mund të njohim një Loredana Zefi krejtësisht të re, ku ndoshta do të dalin në dritë e më shumë detaje lidhur me marrëdhënien e saj me Mozzik.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura