Kurimi i problemeve të kujtesës me Ginkgo Biloba, mënyrat e përdorimit

Sep 9, 2019 | 15:02
SHPËRNDAJE

Bima Ginkgo Biloba rritet afërsisht 37 metra dhe jeton deri në 1000 vjet, megjithëse në Kinë ajo mund të arrijë në një vjetërsi 2500-vjeçare. Vendet më të përshtatshme për rriten e kësaj bime janë tokat me lagështirë dhe pyjet. Sipas studimeve, nevojiten rreth 20-35 vite që bima të arrijë maturimin dhe të prodhojë frutin.

ADN e Ginkgos është studiuar nga një grup biologësh e për ta ruajtur kodin gjenetik i janë nevojitur 10 GB. Pra, është një kod gjenetik më i madh sesa ai i misrit dhe orkidesë, 80 herë më i madh, të cilat janë bimët me gjenomën më të madh të njohur deri më sot. Gjenoma e bimës është kaq e madhe për shkak të dyfishimeve të gjeneve dhe sekuencave të përsëritura që përmban, 76.85% e AND-së. Kjo bimë përmban rreth 40 mijë gjene.ylli-merja

Flavonoidet i japin veti antioksidante bimës, ndërkohë sipas testeve në laborator flavonoidet forcojnë nervat, muskujt e zemrës, rrjedhjen e gjakut dhe mbrojnë retinën nga dëmtimi. Sakaq, Ginkgo Biloba ndihmon në largimin e radikaleve të lira. Këto të fundit krijohen në trupin tonë gjatë procesit normal të metabolizmit, ose hyjnë në organizëm nëpërmjet burimeve të jashtme si duhanpirja, ndotja e mjedisit ose ekspozimi në diell në orare të zgjatura. Radikalet e lira qarkullojnë në trupin tonë, duke shkaktuar oksidim, një reaksion kimik që dëmton qelizat dhe materialin gjenetik, AND-në.

Ndërsa terpenoidet përmirësojnë rrjedhjen e gjakut duke zmadhuar enët e gjakut dhe reduktojnë ngjitjen e plateleve. Gingo Biloba përdoret gjerësisht për sëmundjet mendore e si pasojë quhet ndryshe edhe si bima e trurit pasi përmirëson rrjedhjen e gjakut në tru dhe shërben si antioksidant i fuqishëm për këtë organ, duke nxitur largimin e toksinave nga neuronet.

Këshillohet të përdoret për sëmundje si Alzheimer, dementia, humbje të kujtesës, apo njerëzit me depresion. Kjo bimë ndihmon në kthjellimin e mendimeve, përmirëson procesin e të mësuarit, të menduarit, dhe kujtesën. Kjo bimë çudibërëse e ndihmon trurin të jetë më aktiv, pavarësisht vështirësisë së aktiviteteve ditore që mund të ushtrojë një person.

Ndërkohë ka veti në përmirësimin e sjelljeve sociale, duke ndihmuar njerëzit që kanë probleme të jenë të hapur në shoqëri apo në aktivitetet ditore sociale. Gjithashtu, Ginkgo Biloba mund të përdoret te fëmijët apo adoleshentët që kanë vështirësi në komunikim apo vështirësi në të shprehur. Të gjitha këto veti janë provuar në pacientë të ndryshëm dhe pas një trajtimi me Gingo Biloba, kombinuar me bimë të tjera kanë treguar shumë përmirësim.

Mënyrat e përdorimit
Ginkgo Biloba mund të përdoret nga personat me depresion apo ankth, por jo në të njëjtën kohë me ilaçe të tjera antidepresive, pasi mund të ndikojë negativisht në veprimin e medikamentit, duke e ndryshuar atë. Gjithashtu njerëz të cilët vuajnë nga glaukoma, probleme me shikimin, apo shikimin për shkak të dëmtimit të retinës, këshillohen të përdorin Gingko Biloba.

Bima ka treguar përmirësim të shikimit tek njerëzit me glaukoma. Gjithashtu, bima ruan shikimin tek njerëzit që vuajnë nga sëmundje si degjenerimi makular i lidhur me moshën (sëmundje që degradon shikimin me kalimin e moshës). Prania e terpeneve, tanineve, flavonoideve, vitaminës C, karotenoideve dhe shumë përbërësve të tjerë kimikë i japin bimës veti antialergjike. Ndërkohë Gingo Biloba vepron si qetësues i kollës, normalizuese e tensionit, hidratuese që frenon plakjen e trurit, normalizuese dhe nxitëse e veprimtarisë së sistemit nervor, forcuese e kujtesës etj. Bima Gingo Biloba njihet edhe për disa veti të tjera kurative.

Kështu, ajo minimizon dhimbjet e variçeve dhe ndihmon në zvogëlimin e tyre si dhe largon krimbat e zorrëve, ndihmon në trajtimin e gonorresë, shërben si antialergjike, qetëson kollën dhe normalizon tensionin. Më poshtë po shpjegojmë mënyrën sesi ta përdorni bimën e Ginkgo Biloba.

Kështu, në një gotë me ujë vloni për 1-2 minuta një lugë gjelle me këtë lloj bime. Çaji i përgatitur duhet të pihet gjatë ditës. Vlen të theksohet se farat përmbajnë një toksinë që quhet Ginkgotoksina, që shkakton helmim. Kinezët i përdorin farat si ushqim, por duhen gatuar mirë.

Burimi: GSH.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura