Kurthi perfekt i Barcelonës, si Hansi Flik po “çmend” rivalët

Nov 14, 2024 | 11:34
SHPËRNDAJE

Me përfundimin e një të tretës së garës të kryer në La Liga, mund të nxirren përfundimet e para. Një prej tyre është se Barcelona është lider me të çdo drejtim.

FLIK

Ajo ka qenë skuadra që ka luajtur më mirë, ajo që ka shënuar më shumë gola dhe ajo që ka arritur më shumë fitore. Megjithatë, ka një aspekt për të cilin Barcelona ka spikatur dhe mbi të gjitha i ka habitur të gjithë: aftësia e saj për të nxjerrë jashtë loje rivalët. Bazuar në një linjë shumë të lartë mbrojtëse dhe një bllok kompakt, Flik ka arritur të krijojë një kurth të përsosur. Asnjë ekip në pesë ligat kryesore nuk i ka shkaktuar më shumë pozicione jashtë loje rivalëve sesa skuadra e gjermanit.

Deri këtu, shumë mirë. Megjithatë, ajo që tërheq më shumë vëmendjen është distanca me të dytën. Ata janë saktësisht dy herë më shumë se Parma. Është e vërtetë që La Liga është kompeticioni që ka luajtur më shumë javë, por edhe kështu, duke standardizuar të dhënat për çdo 90 minuta lojë, Barça është ende shumë përpara. Shkakton 6.62 pozicione jashtë loje për ndeshje, kurse Parma 3.58, një distancë e konsiderueshme.

Si ta lexojmë? – Është e vërtetë që një pjesë e punës në mbrojtje për të nxjerrë jashtë loje rivalin nis nga stili i rrezikshëm i bazuar në presingun e lartë, i cili e vendos Barçën në dhjetë skuadrat më të mira në pesë ligat kryesor. Megjithatë, kjo taktikë përfshin më shumë gjëra për të cilat duhen punuar shumë mirë që të jetë sa më efektive, sepse rreziku është shumë i lartë. Të gjithë lojtarët, veçanërisht mbrojtësit dhe mesfushorët, duhet të jenë shumë të përfshirë. Një aspekt tjetër i rëndësishëm është bashkimi i shumë linjave, veçanërisht midis mbrojtjes dhe mesfushës. Me këtë ata shmangin pasimin mes linjave, duke e detyruar mbajtësin e topit të ekipit kundërshtar që të kërkojë pasimin direkt te shoku i skuadrës më i avancuar. Teknika ka rreziqet e saj dhe, një prej tyre, është të dish të ndalosh në kohë. Ky aspekt duhet punuar shumë.

Mbrojtësit duhet të qëndrojnë të vendosur dhe të dinë të ngrihen për të mbajtur kundërshtarin jashtë loje. Barça ka krijuar një art të kësaj teknike që shkon përtej pozicionit të jashtëm . Aq sa është skuadra e tretë në La Liga që më së shpeshti arrin të neutralizojë sulmet e rivalit për shkak të disbalancave që përpiqen të krijojnë pas vijës së mbrojtjes. E kalojnë vetëm Girona dhe Betis. Nuk duhet harruar se teknika që Barcelona përdor për pozicione jashtë loje është shumë e rrezikshme. I duhet të mbrohet gjithnjë në limite.

E aplikuar mirë, siç po demonstrojnë, është një garanci suksesi në një përqindje të lartë. Gjithçka është e matur. Edhe mbështetja e VAR-it ndihmon, një mjet pa të cilin, me siguri, gjyqtarët do të kishin “ngrënë” disa nga pozicionet e tyre jashtë loje, të cilat më vonë u përkthyen në gola. Duhet të kujtojmë se Barcelona ka pësuar 11 gola janë anuluar (13 duke llogaritur Champions League) nga aplikimi i pozicionit artificial jashtë loje dhe i ndihmuar nga VAR.FSDGLEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura