Kush do të jetë drejtuesi i ri i Policisë së Shtetit? Dy ditë nga përfundimi i afatit, ende asnjë aplikim

Sep 16, 2024 | 10:31
SHPËRNDAJE

Kur duhen dhe dy ditë për t’u mbyllur, të mërkurën afati për aplikimet për drejtor të përgjithshëm, deri më tani nuk ka asnjë aplikim.

policia e shtetit

Gara për drejtor të përgjithshëm u hap pasi ministri i Brendshëm Ervin Hoxha publikoi një udhëzim për hapjen e garës duke u dhënë mundësinë kandidatëve të aplikojnë.

Mos aplikimi deri në këto momente duket si një strategji për të mos u përmendur emri në media. Gjasat janë që kandidatët të çojnë aplikimet ditën e fundit. Më pas do t’i ngelet 10 ditë kohë komisionit të vlerësimit për të vlerësuar kandidaturat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura