Po cila është karriera në Kanada e Ana Goljas, e cila po fiton zemrat e publikut shqiptar me natyrën e lirshme si prezantuese e Festivalit të Këngës në krah të Viktor Zhustit?
Ajo ka lindur në Toronto, më 31 janar 1996. Në moshën 5-vjeçare, Ana filloi të kërcente edhe dashuria e saj për të performuar u bë më e fortë ndërsa ajo rritej.
Ajo filloi aktrimin në moshën 9-vjeçare dhe bëri audicionin e parë duke luajtur Lusin në “1-200 Missing”. Më pas ajo mori pjesë edhe në një sërë rolesh të tjera në filma dhe produksione të tjera televizive për rrjete të ndryshme televizive.
Ana njihet më së shumti për rolin e saj në filmin “Full Out”, një dramë frymëzuese, e cila është transmetuar në NBC, kanalin familjar dhe tashmë po shfaqet edhe në Netfflix në të gjithë botën. Kyrol e nominoi Anën për çmimin “Canadian Screen Award” në 2016-n.
Ana gjithashtu ka qenë pjesë e dramës “Degrassi” të nominuar për çmimet “Emmy”, ku luante rolin e një dive problematike të quajtur Zoe Rivas, i cili shfaqet në Nick dhe në Netfflix kudo në botë.
Kohët e fundit, Ana vendosi të zgjeronte horizontin e saj, duke marrë rolin e regjisores po ashtu edhe atë të aktores kryesore në filmin “The Cuban”, shfaqur në krah të fituesit të çmimit “Oscar”, Lou GossettJr dhe aktores së dominuar për “Oscar”, Shohreh Aghdashloo.
Thuhet se ky film do të prezantohet në Festivalin e Filmit në 2019-n. Më herët, këtë vit Ana pati nderin të shfaqej në krah të aktorit të nominuar për çmimet “Oscar”, John Travolta dhe Devon Sawa nëfilmin thriller “MOOSE”, film i cili nuk e ka të përcaktuar ende datën e daljes në kinema.
Golja ka patur nderin të performonte në disa prej skenave më prestigjioze dhe përpara kamerave, pasi punoi me Walter Bobbie në “White Christmas” dhe me Sir Andrew Lloyd Webber në “The sound of Music”. Ana, kur nuk është e zënë duke performuar në skenë, është duke punuar me tekste këngësh dhe duke regjistruar muzikën e saj.
Në shkurt të 2018-s Ana nxori në treg albumin e saj të parë të titulluar “Epilogue” nën emrin e saj të vërtetë Muazana. Pavarësisht axhendës së saj të zënë, Ana gjen kohë që të ndihmojë edhe komunitetin. Ajo bën shumë punë vullnetare, duke punuar me organizata të ndryshme bamirësie si; “Free the Children” dhe duke mbajtur fjalime në WE DAYS, rreth e rrotull Amerikës së Veriut. Ajo dhe kasti i “Degrassi” udhëtuan së bashku në Nikaragua dhe Ekuador, ku ndihmuan në ndërtimin e shkollave dhe sistemin e filtrimit të ujit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al