Pas publikimit të skandalit të shefit të kabinetit të ministrit Bushat i se ka marrë një fletëthirrje për të kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Greqi, janë mësuar edhe detaje të tjera për Pirro Vëngun.
Shef i i kabinetit të Bushatit, rezulton të jetë nip i i një prej funksionarëve të lartë të regjimit komunist.
Gjysh i i tij, Spiro Vëngu ka qenë zv.ministër i Bujqësisë dhe anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor për disa vite.
S i për koicidencë edhe baba i i ministrit të Jashtëm, Sulejman Bushat i ka qenë një ish drejtues i lartë i nomeklaturës komuniste, ish-sekretar i Parë i Komitetit të Partisë së rrethit të Shkodrës, por dhe anëtar i Komitetit Qendror të PPSH-së.
Mediat greke i kanë dhënë jehonë debatit që zhvillohet në Shqipëri për thirrjen që Forcat e Armatosura të Greqisë i kanë bërë drejtorit të kabinetit të ministrit të Jashtëm, Pirro Vengu, për kryerjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Greqi.
Portali grek “Ethnos.gr”, nën titullin “Furtunë politike në Tiranë për ‘krahun e djathtë të ministrit të Jashtëm”, shkruan se familja e Pirro Vengut ka qenë e lidhur që herët me politikën.
“Përfaqësues të minoritetit thanë se Pirro Vengu shkoi në Athinë që kur ishte foshnje dhe pas gjimnazit që mbaroi në Athinë dhe mori nënshtetësinë greke, shkoi në Francë për studimet e larta. Familja e tij kishte vazhdimisht lidhje me politikën dhe gjyshi i tij ishte funksionar i lartë i Enver Hoxhës. Kur u kthye nga Franca, u bë pjesë e elitës së Partisë Socialiste dhe u gjend në pozicionin e drejtorit të ministrit të Jashtëm”, shkruan “Ethnos.gr” për Vengun.
Portali shkruan se pati deputetë që u munduan që ta minimizojnë këtë çështje, duke thënë se nuk ka asnjë problematikë, për sa kohë që dhe aktorë të tjerë në politikë, p.sh., kanë nënshtetësi holandeze dhe nëse Vengu do të shkojë ushtar në Greqi, ai nuk do të mbajë më pozicionin që ka sot në Ministrinë e Jashtme.
Portali, duke iu referuar debatit të pasqyruar ditët e fundit në mediat shqiptare, shkruan se “thirrja për drejtorin e zyrës së ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Dhimitër Bushati, për të kryer shërbimin ushtarak nga Forcat e Armatosura ka ndezur debatin politik, pasi Pirro Vengu konsiderohet krahu i djathtë i ministrit në dy vitet e fundit”.
Portali zbulon se nëna e 30-vjeçarit Pirro Vengu është me origjinë greke nga zona e Dropullit, në Jug të Shqipërisë, ndërsa babai i tij është shqiptar. Ashtu si ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias edhe portali “Ethnos.gr” e quan ministrin e Jashtëm të Shqipërisë Dhimitri, dhe jo Ditmir. Duke risjellë debatin e zhvilluar në Komisionin e Politikës së Jashtme në Parlamentin e Shqipërisë, portali grek tregon sensibilitetin që ky lajm ka krijuar në politikë.
“Gjatë mbledhjes së djeshme të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit shqiptar u krijua tension ndaj çështjes së Pirro Vengut përmes deputetit të PD-së, ish-ministrit të Jashtëm Aldo Bumçi, që e cilësoi skandal politik dhe kërkoi dorëheqjen e ministrit të Jashtëm Dhimitër Bushati.
‘Është një situatë skandaloze dhe aspak e këndshme’, tha Bumçi duke shtuar se Vengu në pozicionin që ka në Ministrinë e Jashtme ka njohuri mbi sekretet e sigurisë kombëtare dhe të diplomacisë. ‘I gjithë materiali konfidencial kalon nga duart e Pirro Vengut, një njeriu që është ushtar i një vendi tjetër’”, shkruan portali grek “Ethnos.gr”, duke iu referuar deklaratës së Aldo Bumçit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al