VIDEO/ “Kush ka vajza botën ka”- Tayna i dhuron nënës makinë luksoze: Ia bleva kerrin mamit…

Oct 17, 2024 | 15:38
SHPËRNDAJE

Këngëtarja e njohur shqiptare Tayna i ka bërë një suprizë të veçantë nënës së saj.

Tayna
Tayna

Tayna surprizoi dje të ëmën me një makinë luksoze, të cilën ia bëri dhuratë.
Këngëtarja ndau me ndjekësit e saj në Tik Tok pamje nga makina që i dhuroi nënës dhe momentet nga supriza.

@doruntinaGet ready with me to buy my mom a car😜♬ original sound – Tayna

“Unë si vajzë shembullore ia bleva kerrin mamit”, tha ndër të tjera Tayna.

 

Tayna tregon se vendosi që t’i blinte nënës makinë, pasi kjo e fundit e telefonoi dhe i tha se i ishte prishur makina.

Kaq është dashur që Tayna të surprizojë nënën me një makinë të re luksoze.

“Me thirr mami dje e me tregoi që e kish prish kerrin e thash nuk kam pare me ta ble, por sot kom vendos me ja bo surprizë këtë veturë”, thotë Tayna në videon e saj në Tik Tok.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura