“Kush na ka inatin iu q*** nona”, “Në burg do kesh plot mikrofona”- E ofendoi sërish publikisht, Dea Michelle vijon përplasjen me Luiz Ejllin! Çfarë po ndodhi mes dy finalistëve të BBV

Oct 16, 2024 | 10:27
SHPËRNDAJE

Dea Mishel dhe Luiz Ejlli kanë thumbuar njëri-tjetrin nëpër rrjete sociale së fundmi. Pas postimit të Dea Michele rreth dënimit me burg të rivalit të saj Luiz Ejllit, për falsifikim dokumentesh për të justifikuar pasuritë e fituara nga aktiviteti kriminal të Fatmir Abdurramani, i dënuar për prostitucion në Itali, pak orë u deshën që këngëtari të reagonte.

luiz ejlli dea michelle1

Me anë të një postimi në “InstaStory” ai shkruante: Po ma kërkon me se s’bën që t’ia këndoj në koncertin e radhës: Kush na ka inatin ju q*** nona o!” teksa e shoqëroi postimin dhe me këngën në fjalë. Mirëpo pak minuta më vonë ky postim u fshi përsëri nga Ejlli për arsye të cilat ai nuk i ka bërë publike.

luiz ejlli dea michelle

E pas reagimit të fituesit të BBV, blogerja bëri një tjetër postim në InstaStory duke shkruar: “Nëse do të këndosh për limona, në burg do kesh plot mikrofona.”

dea michelle

 

Kujtojmë që në një postim në InstaStory, Dea Michelle shkruan: “Paskemi pas lajme në dt 10 po hiç mendja unë e zënë me eventin”, para se të shpërndante lajmin e dënimit të Luiz Ejllit. “Thonë shokun zgjidhe më të mirë se vetja. Jam kurioze kush nga këta zgjodhi ke? Prostitucioni apo falsifikimi”, shtoi ish-banorja.

Armiqësia mes tyre nisi pasi Dea Michelle çoi në një nominim Luiz Ejllin, Efi Dhedhes dhe Kiara Titon gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBV. Pas televotimit, Efi u eliminua dhe këngëtari premtoi se do të “hakmerrej” ndaj saj.

 

“Do të të shkel me këmbë, do të shtyp e ke parasysh do të të zhkarravis”, iu drejtua ai banores. Madje Luiz Ejlli deklaroi se do e nxirrte jashtë shtëpisë, por Dea ishte një nga 4 finalistet. Përplasja mes tyre ka vijuar edhe jashtë shtëpisë së BBV. Kur dukej se gjërat mes tyre u sheshuan pas përfundimit të ‘reallity show’-t, këngëtari duket se nuk i kishte harruar disa deklarata të blogeres, ku shprehej se ‘Shkodra është pronvincë’.Gjatë koncertit të tij, Luizi i i dedikoi këngën “Oj Lujlia me limona” duke e ofenduar kështu ish-banoren para publikisht.

“Tani këtë këngë ia dedikoj një banoreje të shtëpisë së “BB VIP” se më tha je provincial se Shkodra është provincë. Ajo e kishte zakon që kur vinin djem në shtëpi, ia hidhte nga një sy. Edhe unë i kam thënë: kur të jem brenda do loz me gjërat që janë brenda. Ama kur të dal jashtë unë nuk të harroj, kështu që sot dua dhe ndihmën tuaj për me t’i bërë këtë dedikim asaj dhe kujtdo që thotë që Shkodra është provincë,” tha Luizi dhe më pas nisi këngën “O lulija jonë me limona o, kush na ka inatin ju q**** nona o”- tha si, duke nxitur edhe turmën e fansave që ta ofendonin.

E pas momentit i cili është bërë viral në rrjet, erdhi dhe reagimi i Deas, e cila nëpërmjet disa postimeve në InstaStory, ajo nuk ia ka përtuar aspak këngëtarit me kundërpërgjigjen e saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura