Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij para emigrantëve shqiptare kujtoi kohët e vështira kur shqipëtarët shkuan në Itali në fillimet e demokracisë.
Sipas kryeministrit Rama, askush nuk mund ta harrojë kohën kur vendi ynë kishte damkën “e stato albanese” që ishte në çdo shkrim të mediave italiane.
“Fatkeqësia e madhe ishte se në të njëjtën kohë Shqipëria në sytë e Italisë dukej si një ekran televizioni kur ikën dritat. Në sytë e italianëve të vitit 90 asgjë nuk lidhte Shqipërinë e paraluftës, kujtimi i së cilës ishte flakur në mbeturinat e historisë italiane të fashizmit me Shqipërinë komuniste që nga ajo e kaluar ishte mbarsur si pjella e imponuar e një shtatzënie të mbrapsht. Kush nuk e kujton atë kohë me damkën “E stato un albanese” kur zienin debatet në televizionet italiane. Ishte koha e një far Umberto Bossi, që bëri thirrje që shqiptarët të priteshin në det me pushkën e ushtrisë. Ishte një personazh që dukej sikur kishte dalë nga një filmë komik”, tha Rama.
Edi Rama: “E stato un albanese”. Me siguri të gjithë ata që e kanë shkelur Italinë në vitet ’90, e kujtojnë këtë zile alarmi.
“E stato un albanese”, ishte avazi që shponte veshin ku dëgjohej, qërronte syrin kur lexohej, kërruste shpirtin dhe ulte kokën e shqiptarëve në çdo mjedis, ku shqiptari duhet jo thjesht ta fshihte, por mundësisht, ta harronte fare të qenit shqiptar për t’u pranuar si njeri i zakonshëm dhe ku njeriu i zakonshëm, shqiptari në kërkim të një jete të re përmes një punë të ndershme, ndihej si një person në kërkim, për fajin e vetëm që ishte “un albanese”.
Përplaseshin dy makina; gazetat shkruanin “E stato un albanese”.
Ndodhte një grabitje, telegazetat lokale informonin: “E’ stato un albanese”.
Kryhej një vrasje, telegazetet kombëtare e fillonin me lajmin “E’ stato un albanese”.
E kam dëgjuar me veshët e mi kur “Telegiornale” raportonte nga vendngjarja e një krimi. Gazetari me mikrofon në dorë dhe me dritat e makinës së policisë që rrotulloheshin në sfondin e natës raportoi:
“L’assassino e scapato e non e stato identificato. Ma ce la quasi certezza delle forze del ordine che e stato un albanese. Edhe kur ikte në drejtim të paditur, vrasësi i panjohur ishte un albanese.
Edhe kur ikte në drejtim të paditur, vrasësi i panjohur ishte “un albanese”. Ky ishte shqiptari në pasqyrat italiane të atyre viteve. Kur ne u shfaqëm në dylbitë e Italisë si një jashtënxjerrje e errësirës në fund të detit, zhveshur nga gjithçka tjetër, përveç ëndrrës së një parajse lire e cila na thithte lart mbi ujë, gjysmë të vdekur me forcën e papërmbajtshme të imagjinatës së ushqyer, me vite të tëra nga valët e televizioneve italiane.
Asokohe italianët nuk kishin fare se si ta dinin, se përpara se të preknin brigjet e Italisë, shqiptarëve iu jehonte shpirti nga “liberta”-ja dhe nga “felicita”-ja e Albanos dhe Rominës.
Ju buçiste gjoksi nga zhurma e ardhur deri në shtëpitë e tyre prej stadiumeve të Serie A dhe iu dukej sikur edhe kupën e botës të ’82-shit e kishin edhe ata pjesë të tyre. Ju ishte bërë mendja si një magazinë sendesh të vjedhura nga valët e paligjshme të programeve televizive italiane, ku kishin futur çdo album të Celentanos; çdo trofe të San Remos, çdo reklamë të Caruselos, çdo fustan të Raffaellës, çdo personazh të telenovelave të RAI-t dhe të Mediaset, falë sa e sa inkursionesh nëpër natë, në ballkone e tarraca për të kthyer antenat nga perëndimi, njësoj siç ushtria popullore kthente kundërajrorët në pritje të avionëve anglo-amerikanë.
Italianët nuk e kishin fare idenë se përtej asaj që dukej, asaj jashtënxjerrje njerëzore nga humnera e ferrit Dantesk të komunizmit matanë Adriatikut dhe pamjes së albanezëve që papritur filluan të shfaqen nëpër rrugët e Italisë si ata figurantët e filmave nga mesjeta, duke ecur si të goditur prapa kokës dhe duke përsëritur “amico, amico”, kudo ku mbanin hapin, fshihej një shpirt i marrosur më italian se i italianit më të flaktë; një adhurim deri në vetëmohim i një Italie që në mendjen e shqiptarëve kishte marrë pamjen e një toke të shenjtë ku gjendej parajsa e kësaj bote; një dashuri e verbër pa kushte, e cila nuk i linte gjë mangët të gjitha dashurive më të mëdha platonike, por fatkeqësia më e madhe ishte se në të njëjtën kohë Shqipëria në sytë e Italisë dukej si një ekran televizori kur ikin dritat, e zezë, e palexueshme, e rrethuar nga errësira e një gjysmë shekulli, qysh kur italianët e fundit e kishin e parë atëherë kur humbën luftën pushtuese dhe shqiptarët i morën nëpër shtëpi, i fshehën nga nazistët, i ushqyen dhe i trajtuan si familjarët e tyre derisa i përcollën për në atdhe.
Në sytë e italianëve të viteve ’90, asgjë nuk e lidhte Shqipërinë e para luftës, provincën e dikurshme të Italisë kujtimi i së cilës ishte flakur në mbeturinat e historisë italiane të fashizmit me Shqipërinë komuniste që pikërisht nga ajo e kaluar ishte mbarsur si pjella e imponuar e një shtatzënie të mbrapsht. E kush nuk i kujton ato kohë me damkën: “E’ stato un albanese”, kur zienin debatet në kanalet politike italiane. Ishte koha e një farë Umberto Bossi, një tip që bëri thirrje që shqiptarët të vriteshin në det me pushkët e ushtrisë, një personazh që dukej sikur kishte dalë nga filmat komikë i cili këtej e bëri çorap Italinë, andej shkoi, i bleu djalit diplomën tek një nga ato universitetet Kristal dhe Vitrina të Saliut të dytë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al