Kush po i mbron kriminelët? Vetting zbulon rolin e kreut të Prokurorisë së Lezhës! Çfarë fshehu Shehaj në hetimet për vrasjen e Xhuljo Prelës!

Jan 30, 2025 | 20:29
SHPËRNDAJE

EMISIONI VETTING

“Mbrojtja” e kriminelëve kundra Policisë së Shtetit

Vitet e fundit Lezha ka qenë nën ndikimin e grupeve kriminale, të cilat kanë ndikuar në trajektoren e ngjarjeve që lidhen me politikën, pronat dhe jetën e banorëve të qytetit bregdetar.

Por përtej pronave dhe politikës, ajo që ka qenë në qendër të vëmendjes është rendi publik dhe roli i drejtësisë.

Por kush është roli i drejtuesit të Prokurorisë Lezhë me ngjarjet kriminale në qytet?

Më 5 dhjetor 2020, në superstradën Milot-Lezhë do të ekzekutohej efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe student i Akademisë së Rendit Xhuljano Prela.

-1000-0-wegferghtrh

Atë natë i ndjeri Prela po kthehej nga Shkodra pasi kishte përcjellë një mikun e vet dhe rrugës i është bërë një pritë nga të paktën 2 persona.

Sipas hetimeve nga Prokurori Erion Shehaj, për këtë çështje do të arrestoheshin dhe do të ishin nën hetim Redian Hysa dhe Nikoll Sherniku. Por kjo çështje do të zbulonte se Shehaj nuk kishte kryer një hetim të plotë dhe të thelluar, sipas vendimit nga Komisioneri Publik.

Ka qenë babai i viktimës që ka bërë ankesa pasi Prokuroria nuk kishte kryer hetime të plota dhe ky i fundit nuk ishte njoftuar nga prokurori Shehaj për vendimet e marra në lidhje me këtë çështje.

Në korrik 2023, Gjykata e Lezhës do të shpallte fajtor për ekzekutimin e efektivit të FSHN-së, të ndjerin B. M dhe Nikoll Sherniku për përkrahje të autorit me 3 vite e 6 muaj burg.

Por ky nuk është i vetmi rast që ngre pikëpyetje për rolin e Erjon Shehajt në mbrojtjen dhe ekspozimin e personave me rekorde personale. Në fakt më herët ka prova dhe dëshmi që Shehaj, sipas Komisionerit Publik ka neglizhuar sulmet e personave me rekorde kriminale ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit.

Sipas avokati Arben Llangozi, në rastin konkret është vet Prokurori që është bërë pjesë e kundërshtimeve të Forcave të Rendit se përderisa sa ai nuk ka marrë masa ndaj autorëve të cilët kanë kryer një vepër penale, kjo është një shkelje shumë e rëndë.

“Aq më tepër që personat kanë precedentë penalë të mëparshëm, të cilët duhet të ishin hetuar sepse ka një shkak kundërshtimi i Forcave të Rendit, pasi këta persona mund të kenë kryer ose ishin duke kryer një vepër tjetër penale”, thotë avokati Llangozi për rastin në fjalë.

llangozi 2

Në qershor të vitit 2014, Komisiarati i Lezhës do të referonte në Prokurorinë e Lezhës rastin e goditjes dhe kanosjes për shkak të detyrës së një oficeri policie. Në raportin e Komisionerit Publik zbulohet se individi që ka kundërshtuar dhe kërcënuar forcat e rendit ka qenë person me rekorde kriminale.

Pas disa muajsh procedurash hetimore, në janar 2015 prokurori Shehaj do të pushonte çështjen. Por ajo që do të ngrinte dyshime për kërcënimin e punonjësit të Policisë së Shtetit apo detyrimin e tij për tu tërhequr nga persona të panjohur është ndërhyrja e zv.drejtuesit të Prokurorisë së Lezhës. Ky i fundit nuk ka qenë dakord me vendimin e kolegut Shehaj për pushimin e kësaj çështje, duke lëshuar një raport përfundimtar, në të cilin ka deklaruar se nuk rezulton të jetë kryer asnjë veprim hetimor pas datës së kontrollit.

Sipas zv.prokurorit të Lezhës në atë kohë, “duhet sqaruar momenti që lidhet me kryerjen e veprimeve nga personi nën hetim ndaj punonjësit të Policisë, i cili, që në momentet e para në kallëzim dhe deklarimin e dhënë, pranon të jetë goditur nga personi me rekorde kriminale, ndërkohë më pas para oficerit të policisë gjyqësore nuk e prezanton këtë fakt.”

Në raport theksohet se duhet marrë në konsideratë ky moment, pasi pikërisht mbi kallëzimin e oficerit të policisë është marrë në përgjegjësi penale ky person i dhunshëm dhe problematik.

Sipas avokatit Mevlut Derti, në këtë rast i bie që Prokurori duhet të mbajë përgjegjësi sepse mund të kemi shpërdorim detyre, mund të kemi raste korrupsioni aktiv dhe pasiv, mund të kemi edhe rastin që Prokurori është i paaftë.

Nga analiza e fakteve, duket se kallëzuesi ose oficeri i Policisë së Shtetit ka ndryshuar deklarimin, duke kërkuar në fund të mos ndiqet penalisht personi që e ka kundërshtuar dhe kërcënuar.

Por anashkalimi i ngjarjes ku cënohet autoriteti dhe siguria e Policisë së Shtetit në favor të personave me rekorde kriminale nuk është një episod i izoluar, por është përsëritur disa herë sipas dokumenteve zyrtare.

LEXO EDHE: VETTING/ Hijet e dyshimit të konfirmimit në detyrë të Erjon Shehajt! Nga denoncimet, tek akuzat për mungesën e profesionalizmit të kryeprokurorit të Lezhës

Prapaskenat e urdhrit të Erjon Shehajt për arrestimin e avokatit Ded Guri! Vetting zbulon rastin e konfliktit të interesit: Si e akuzoi për letrën kërcënuese

Saga e problemit të tjetërsimit të pronave dhe dy standardet e drejtësisë në Lezhë! Vetting: Magjistrati Shehaj në mbrojtje të interesave të njerëzve me pushtet

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura