“Kuvendi grisi dy herë brenda javës Kushtetutën”- Bardhi: Salianji dënohet pa ligj, ndërsa Xhaçkës i jepet imunitet politik me karton të kuq ndaj vendimit të GJK

Sep 27, 2024 | 16:06
SHPËRNDAJE

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, është shprehur se brenda një jave është shkelur dy herë Kushtetua në Kuvendin e Shqipërisë.

bardhi

Bardhi tha se Kuvendi e ka humbur misionin e saj, sepse u dënua pa ligj deputeti i opozitës Ervin Salianji, ndërsa për Olta Xhaçkën tha se mazhoranca i dha imunitet politik Olta Xhaçkës.

“Në momentin që Kuvendi, gris dy herë brenda Kushtetutën e Shqipërisë. Një herë për të dënuar pa ligj një deputet të opozitës dhe njëherë  në kundërshtim me vendimin e GJK për të mbrojtur Olta Xhackën ai parlament është vetëmbyllur, ka humbur misionin për të cilin deputetët na kanë çuar në atë sallë.

Nuk na kanë çuar në atë sallë që deputetin e opozitës pa ligje dhe pa prova ta çosh në burg, ndërsa atë që është për burg ti japësh imunitet politik me karton të kuq ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Prandaj këto dy vendime, në ekstrem me njëra tjetrën e kanë përcaktuar fatin e Kuvendit”, tha Bardhi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura