Kuvendi mban një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Arben Tafajt! Spiropali: Tirana humbi sot një nga mbrojtësit e saj!

Dec 3, 2024 | 14:08
SHPËRNDAJE

Kuvendi ka mbajtur një minutë heshtje në nder të Arben Tafajt, drejtuesit të Shoqata Tirana, i cili humbi jetën në orët e para të mëngjesit, pasi ra nga lartësia prej 10 metrash në banesën e tij.

 

“Do të doja të nderonim një figurë të shquar që u nda nga jeta. Tirana humbi sot një nga mbrojtësit e saj. Qytetaria tiranase humbi një pjesë të zërit të frymës/ Shoqata Tirana humbi drejtuesin, shoqërua humbi një njeri me vlerë dhe plot energji për qytetin e tij. Ikja e Arben Tafajt është një humbje jo vetëm për bashkëshorten, fëmijët, miqtë e të dashurit, por edhe për çdo tirons, tiranas e kryeqytetas, që ai i përfaqësoi denjësisht”, tha Spiropali.

Kujtojmë se sipas policisë, 63-vjeçari Tafaj dyshohet se rrëzuar nga lartësia prej 10 metrash. Nderkohe qe lajmi u konfirmua dhe nga familja e Arben Tafajt, qe ka njoftuar zhvilimin e homazhave me date 4 dhjetor.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të politikanit, drejtuesit, shembullit të qytetarisë, babain dhe vëllain shembullor, Kryetarit te Shoqatës Tirana, Z. Arben Tafaj!

 

 

Qoftë i paharruar kujtimi i tij!
Ngushëllimet e perzemerta familjes!

Përcjellja për në banesën e fundit do të zhvillohet ditën e Mërkurë më datë 4 Dhjetor, ora 11:00 në Funeral Home Alba 2000 në Rrugën e Dibrës”, shkruajne familjaret e Tafajt.

Arben-tafaj-ndarja

JETE SHKRIMI I ARBEN TAFAJT

Periudha 2004
Emri i Qendrës së Punës Shoqata e Njësive Bashkiake
Pozicioni i punës Zv/Kryetar

Periudha 2003 –
Emri i qendrës së punës Asamblea e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë
Pozicioni i punës Anëtar

Periudha 2003 –

Emri i qendrës së punës Njësia bashkiake nr. 8, Tiranë
Pozicioni i punës Kryetar

Periudha 1999 – 2003
Emri i qendrës së punës Kryesia e Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë Tiranë.

Periudha 1991
Emri i qendrës së punës Kompania “ARILTA”, biznes shërbimi për eksporte dhe prodhim
Pozicioni President

STUDIME TË LARTA DHE TRAJNIME

1982 – 1986 Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Tiranës.

1973 – 1977 Shkolla e mesme e përgjithëshme “Sami Frasheri”, Tiranë.

Kërkim shkencor
“Metoda bashkëkohore në analizat laboratorike të Produkteve të mishit ”, Gjermani

1999 “Teknologjia e produkteve të mishit”, SHBA.

VEPRIMTARI POLITIKE DHE SOCIALE

2004 – 2008 Zv/Kryetar i Partisë Republikane Shqiptare.

2008 – Sekretar Politik i Partisë Republikane Shqiptare.

30.10.2005 Tryezë prezantuese “Politika e pushtetit lokal mbi moshimin” organizuar nga Albanian Society for all Ages.

18.12.2004 Tavolinë e rrumbullakët organizuar nga Fountain House, “Roli dhe Politika e Bashkisë dhe Minibashkisë për reduktimin e konsumit të pijeve alkoolike nga të rinjtë e shkollave të mesme”.

2001 – Kryetar i Shoqatës “Tirana”.

TITUJ

Titull ndërkombëtar: “Ambassador for Peace” Akorduar nga Organizata Ndërkombëtare, “Universal Peace Federation Inter-religious and International Federation for World Peace”.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura