KZAZ e Himarës merr në dorëzim 36 qendrat e votimit/ Celibashi: Nuk konstatuan asnjë kuti të parregullt

Aug 4, 2024 | 23:00
SHPËRNDAJE

Kryetari I KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka njoftuar se janë dorëzuar pranë Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve nr.88 të gjitha kutitë e votimit për garën elektorale të Bashkisë së Himarës.

kutite e votimit

Celibashi bën me dije se kutitë e votimet dhe pajisjet e PEI, kamerat monitoruese që qendrat e votimit janë dorëzuar brenda rregullave.

Sipas kreut të KQZ nuk janë konstatuar parregullsi në asnjë kuti që është dorëzuar në KZAZ.

“Ka përfunduar dorëzimi i materialeve zgjedhore nga Komisionet e Qendrave të Votimit në KZAZ nr. 88.

Kutitë e votimit, materialeve zgjedhore, pajisjet PEI, kamerat monitoruese të QV për 36 QV u morën në dorëzim nga KZAZ sipas procedurave të përcaktuara në Kodin Zgjedhor dhe aktet e KQZ-së në fuqi.

KZAZ nuk konstatoi asnjë kuti të parregullt dhe përmbylli procesin e dorëzimit të materialeve zgjedhore nga KQV” thekson kreu i KQZ.

 

 

***

22:00 Pas përfundimit të procesit të votimit për zgjedhjet e pjesshme vendore në Bashkinë e Himarës në orën 19:00, nisi dorëzimi i materialeve zgjedhore.

Untitled

KQZ bën me dije se deri më tani janë  dorëzuar kutitë e votimit nga 21 qendra, nga 36 në total.

Komisionet e Qendrave të Votimit po vazhdojnë dorëzimin e materialeve zgjedhore në Komisionin Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve numër 88.

Së bashku me kutitë e votimit dhe materialeve zgjedhore, po dorëzohen edhe pajisjet e identifikimit elektronik (PEI), por edhe kamerat që janë përdorur gjatë procesit të votimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura