Sherr me thika në Durrës, plagoset një 32-vjeçar! Policia shoqëron në autorët vëllezër dhe zbardh motivin! Si paraqitet gjendja e të riut

Nov 23, 2024 | 20:19
SHPËRNDAJE

Një 32-vjeçar është plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Durrës, nga dy vëllezër.

-640-0-policia-naten-702

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 ku pas një sherri për motive të dobëta, dyshohet se dy vëllezërit kanë goditur me thikë të riun.

Autorët, 33 dhe 36 vjeç, janë shoqëruar në polici, ndërsa i plagosuri është është transportuar në spitalin e Durrësit, ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Njoftimi i Policisë:

Plagosën me mjet prerës (thikë) një 32-vjeçar, dyshohet pas një konflikti të çastit, ndërhyrja e menjëherëshme e shërbimeve të Policisë, bëri të mundur kapjen dhe shoqërimin e autorëve të dyshuar.

Rreth orës 18:45, në lagjen nr. 4 Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit, dyshohet për motive të dobëta, shtetasit E.G, 36 vjeç dhe I. G. 33 vjeç, (vëllezër) kanë plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. B., 32 vjeç.

Ndërhyrja e menjëherëshme e shërbimeve të Policisë, bëri të mundur kapjen dhe shoqërimin në Komisariat, të dy vëllezërve për veprime të mëtejshme procedurale.

32-vjeçari është transportuar në spitalin e Durrësit, ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura