E rëndë në Tiranë! Humb jetën tragjikisht 63-vjeçari, u hodh nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte, dyshohet se…

Nov 18, 2024 | 16:49
SHPËRNDAJE

Një 63-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Laprakë të Tiranës, pasditen e sotme rreth orës 16:25.

ambulanca-naten-620x350-780x439-770x433-1 (1)

 

Uniformat blu bëjnë me dije se viktima me iniciale A.B është vetëhedhur nga kati i 6 i pallatit ku banonte.

Për fat të keq ai ndërroi jetë nga plagët e rënda që mori.  Nuk dihen ende rrethanat që çuan 63-vjeçarin në këtë akt ekstrem.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 18.11.2024, rreth orës 16:25, në Laprakë, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 6 i pallatit ku banonte shtetasi A. B., 63 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura