Aksident i trefishtë në Lezhë, lëndohen dy persona

Sep 20, 2024 | 19:09
SHPËRNDAJE

Një aksident ka ndodhur sot (20 shtator) në Lezhë. Mësohet se janë përplasur tre mjete dhe nga ngjarja kanë mbetur të lënduar dy persona.

POLICIA NATEN

Burime bëjnë me dije se një mjet tip Volksvagon vinte në drejtim të Lezhës dhe është përplasur kokë më kokë me një Mercedez, duke shkaktuar lëndimin e dy personave.

Në aksident u përfshi edhe një fugon me polakë, por pa probleme për pasagjerët qe ishin në të.

Dyshohet se shkak është bërë devijimi që ka tentuar të bëjë mjeti Mercedez për të shmangur një kanal uji qe ka prekur edhe shtratin e rrugës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura