Aksident në aksin Lushnje-Berat/ Shoferja e taksisë humb kontrollin mbi mjetin dhe përfundon në kanalin kullues, 40-vjeçarja dërgohet në spital

Oct 3, 2024 | 17:29
SHPËRNDAJE

Një aksident ka ndodhur paditen e sotme në rrugën nacionale Lushnje-Berat, ku një mjet tip Volkswagen që shërbente si taksi ka dalë nga rruga në afërsi të fshatit Kashtbardhë.

hgfhfdhfdhg-770x407

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesja e mjetit, 40-vjeçarja me iniciale M.Sh ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Siç shihet edhe në pamje, mjeti ka përfunduar në kanalin kullues përgjatë rrugës. 40-vjeçarja është dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjes dhe është nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që për nxjerrjen e saj është dashur ardhja e zjarrfikësve të qytetit.

Paraprakisht dyshohet se drejtuesja e mjetit ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë me të cilën lëvizte.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen dokumentimin e ngjarjes.  Kthesa në fjalë është shumë e rrezikshme ku edhe barrierat anësore të hekurta janë dëmtuar dhe shqyer nga daljet e shpeshta të makinave nga rruga në këtë pikë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura