FOTO/ Aksident në aksin Levan-Tepelenë, përplasen dy furgonë raportohet për 6 pasagjerë të plagosur

Oct 4, 2024 | 17:56
SHPËRNDAJE

Një aksident ka ndodhur në aksin Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Buzmadh, ku janë përplasur dy automjete.

aksident fier, 6 te plagosur furgona (2)

Sipas informacioneve të para, mësohet se në aksident janë përshirë dy furgona, nga ku thuhet se kanë mbetur të plagosur 6 pasagjerë.

Sipas informacioneve paraprake, të lënduarit me dëmtime të lehta janë dërguar menjëherë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

aksident fier, 6 te plagosur furgona (3)

Siç shihet edhe nga pamjet, dy furgonët janë kthyer thuajse në një anë, ndërsa vihet re se njëri prej tyre është shkatërruar në pjesën e përparme.

Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e dinamikës së këtij aksidenti.

aksident fier, 6 te plagosur furgona (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura