Aksident në Korçë, makina përplas për vdekje këmbësorin

Sep 12, 2024 | 19:58
SHPËRNDAJE

Një aksident ka ndodhur sot në aksin dytësor “Ravonik-Qatrom”, në Korçë.

korca (1)

Nga raportimet e para, mësohet se një mjet ka përplasur për vdekje një këmbësor 60-vjeçar.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, grupi hetimor është në vendngjarje, ku vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:30, në aksin dytësor “Ravonik-Qatrom”, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin S. Ç., 37 vjeç, ka përplasur këmbësorin, shtetasin B. R., 60 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, grupi hetimor është në vendngjarje, ku vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura