Aksioni opozitar dhe vizita e Erdogan, anulohet seanca plenare e kësaj të enjteje në Kuvend

Oct 9, 2024 | 21:53
SHPËRNDAJE

Të enjten nuk do të zhvillohet seancë plenare në Kuvendin e Shqipërisë.

kuvendi

Burime për gazetarin e News24, Osman Stafa bëjnë me dije se shkak për anulimin e seancës është bërë aksioni opozitar dhe vizita e presidentit turk, Rexhep Tjip Erdogan, në Tiranë, i cili do të marrë pjesë në inaugurimin e Xhamisë së Namazagjasë.

urdhri per anulimin e seances

Kujtojmë se opozita kishte paralajmëruar se do të vijonte aksionin e saj nesër në Kuvend, duke bllokuar punimet e seancës.

Në seancë pritej të Konstituohej Nënkomisionit për Auditimin e Sektorit Publik.

Ja rendi i ditës që ishte parashikuar për nesër:

  1. Miratimi i procesverbalit te seances plenare te dates 3.10.2024.
  2. Njoftime.
  3. Interpelance me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, zonjen Mirela Kumbaro, kerkuar nga deputeti Agron Shehaj.
  4. Raporti per veprimtarine vjetore te Kontrollit te Larte te Shtetit per vitin 2023.
  5. Projektligji “Per disa ndryshime dhe shtesa ne ligjin nr. I 0 465, date 29.9.20 II , “Per shërbimin veterinar ne Republiken e Shqiperise”, i ndryshuar.
  6. Projektvendimi “Per zgjedhjen e anetarit te Keshillit te Larte Gjyqesor nga radhet e perfaqesuesve te shoqerise civile sipas I igj it nr. 115/2016 “Per organet e qeverisjes se sistemit te drejtesise”, i ndryshuar, raundi i trete.
  7. Projektvendimi “Per zgjedhjen e anetarit te Keshillit te Larte te Prokurorise nga radhet e perfaqesuesve te shoqerise civile sipas ligj it nr. 115/2016 “Per organet e qeverisjes se sistemit te drejtesise”, i ndryshuar, raundi i trete.
  8. Diskutime per 9eshtje jashte rendit te dites.

Ill. Ngarkohen sherbimet e Kuvendit per publikimin e rendit te dites te seances plenare, njoftimin e anetareve te Kuvendit me ane te mjeteve te komunikimit elektronik, si dhe pergatitjen e dokumentacionit parlamentar qe do te shqyrtohet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura