Arrestimi i Ilir Metës, reagon Monika Kryemadhi: Nuk kam marrë dijeni mbi një vendim gjykate për mua apo babain e fëmijëve të mi

Oct 21, 2024 | 14:19
SHPËRNDAJE

Ish-bashkëshortja e kreut të PL-së, Monika Kryemadhi, reagon lidhur me arrestimin e Metës, i cili u ndalua me urdhër të SPAK, mesditën e kësaj të hëne (21 tetor 2024).

arrestimi ilir meta kryemadhi

Përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, Monika Kryemadhi, thotë se ajo ende nuk ka marrë dijeni mbi një vendim Gjykate për masa sigurie ndaj saj dhe Ilir Metës, “babai të fëmijëve te mi”, siç e cilëson ajo Metën.

Burime jo zyrtare konfirmuan se pas arrestimit të Metës, SPAK lëshoi masës “detyrim paraqitje” për Kryemadhin.

Por siç pohon vetë Monika Kryemadhi ajo nuk është njoftuar për asnjë masë të tillë, të paktën deri më tani.

Ish-bashkëshortja e Metës thotë se sapo të njoftohet për këto vendime të drejtësisë do të përgjigjet me të gjitha hapat ligjore dhe publike.

” Të dashur gazetarë për të cilët kam shumë respekt dhe që sot po raportoni lajme të servirura nga propaganda e qeverisë për sulmet e radhës të drejtësisë ndaj opozitës shqiptare. Unë ende nuk kam marrë dijeni mbi një vendim gjykate që do të vendoste masa sigurie mbi mua apo babain e fëmijëve të mi.

Sapo të njoftohem për këto vendime të drejtësisë do të përgjigjem me të gjitha hapat ligjore dhe publike. Persekutimi nga drejtësia si armë ndaj kundërshtarit politik, si dhe gjyqi publik që po na bëhet, nuk ndalon opozitën në betejat pa kompromis për të mbrojtur interesin publik. Duke nisur nga Inceneratorët dhe der tek çdo betejë tjetër të drejtë që po luftojmë për shqiptarët“, shkruan Kryemadhi në Facebook.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura