Belind Këlliçi paraqitet në Prokurorinë e Posaçme, ja arsyeja

Nov 25, 2024 | 10:04
SHPËRNDAJE

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme.

kellici-ne-spak-770x433

Mësohet se Këlliçi është paraqitur në SPAK për kallëzimet që ai ka depozituar pranë Prokurorisë.

LEXONI EDHE: Belind Këlliçi pas daljes nga SPAK: Kam kërkuar që të hetohen krimet zgjedhore! Paratë e paligjshme të firmës 5D-së janë hedhur në fushatë!

Kujtojmë se Këlliçi ka kryer disa denoncime në SPAK, lidhur me inceneratorin e Tiranën si dhe ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë për dosjen “5D”.

Po ashtu, Këlliçi ka depozituar dhe një kallëzim ndaj Drejtorit të Prokurimeve në UKT, gjatë kohës që drejtohej nga Redi Molla, shtetasi Elvin Tivari.

Sipas tij, vartësi i Redi Mollës, i cili kanë qenë pjesë e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, rezulton të jetë bërë pronar i një firme, e cila është aksionere në një hotel të ndërtuar në Dhërmi.

Ish-deputeti demokrat ka denoncuar në SPAK dhe Arbajn Maznikun, për të cilin deklaroi se me firmën e tij ka shembur në Tiranë 13 pallate në marrëveshje me kompaninë “5D Konstruksion”.

LEXO EDHE: “Qytetarët u nxorën prej leckash nga banesat e tyre”- Belind Këlliçi denoncon në SPAK: Mazniku ka firmosur shembjen e 13 pallateve në Tiranë në marrëveshje me kompaninë “5D Konstruksion”

Skema e re/ Belind Këllici tjetër denoncim në SPAK: Vartësit e Redi Mollës të përfshirë në ndërtimin e një hoteli në Dhërmi!

“Është paguar edhe për mbetjet e bashkisë Kamëz”- Afera me inceneratorin e Tiranës, Belind Këlliçi nxjerr shkresën: SPAK të hetojë ku shkuan 6 milionë euro

“Tashmë kalojmë nga skema 5D në 7S”- Belind Këlliçi publikon dokumente të reja për inceneratorin

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura