Opozita mbylli protestën kombëtare, në zbatim të mosbindjes civile. Protesta zgjati 3 orë dhe u shoqërua me disa incidente të vogla. Demokratët u mblodhen fillimisht para Kryeministrisë dhe me pas kanë protestuar me mjete prioteknike para Ministrise se Brendshme, Bashkise se Tiranes, selise se PS-se e në fund te Kuvendi, ku nuk u lejuan nga Policia me gaz lotsjellës, të afroheshin. Ne keto institucione u hodhe bomba molotov dhe jane djegur koshat e mbeturinave. Këto qëndrime të ashpra kanë ardhur pas dënimit me burg dhe heqjen e mandatit të Ervin Salianjit.
Ora 21:27 – Mbyllet pas tre orësh tubimi i demokratëve.
Ora 21:22 – Protesta e opozitës, deputetët demokratë dhe protestuesit shkojnë te selia e PD-së
Ora 20:57 – Policia shpërndan protestuesit me gaz lotsjellës, nuk i lejon t’i afrohen godinës së Parlamentit
Ora 20:40 – Deputetët demokratë dhe protestuesit marshojnë drejt Parlamentit.
Ora 20:35 – Tubimi i opozitës, protestuesit thyejnë tabelat e reklamave dhe dëmtojnë sinjalistikën rrugore! Vijon marshimi në akset kryesore të kryeqytetit
Ora 20:13- Deputetët demokratë, pas hedhjes së bombave molotov te Kryeministria, Ministria e Brendshme dhe selia e PS-së, kanë zhvilluar diskutime ‘kokë më kokë’ në qendër të Tiranës. Më pas ata nisin sërish marshimin e tyre, duke u ndjekur nga protestuesit.
Ora 19:51- Protestuesit i janë drejtuar bashkisë së Tiranës, ku janë hedhur bomba molotov, të cilat kanë shkaktuar shpërthime të fuqishme në prani edhe të forcave të policisë.
Ora 19:48 – Protestuesit hedhin Molotov drejt ministrisë së Brendshme, ndërsa janë nisur drejt Bashkisë së Tiranës. Më herët ata hodhën Molotov edhe në drejtim të Kryeministrisë dhe selisë së PS.
Ora 19:40 – Pas Kryeministrisë dhe selisë së PS-së, deputetët e opozitës dhe protestuesit vijojnë marshimin në një tjetër institucion
Ora 19:33 – Protestuesit hedhin molotov drejt selisë së Partisë Socialiste, merr flakë godina! Policia hedh gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës
Ora 19:20– Nën drejtimin dhe direktivat që japin Flamur Noka dhe Gazment Bardhi, protestuesit u zhvendosën drejt selisë së Partisë Socialiste. Ndërkohë gjatë marshimit, I është vënë zjarri edhe një stacioni autobusi.
Ora 19:13: Deputetët demokratë dhe protestuesit, pasi janë përplasur me Policinë në bulevardin Dëshmorët e Kombit, ku u hodhën dhe bomba molotov, janë zhvendosur në një pikë tjetër për të vijuar tubimin e tyre.
Ende nuk dihet se tek cili institucion shtetëror do të shkojnë, por ajo që shihet është se protestuesit po i ndjekin nga pas.
Ora 19:00- Protestuesit e opozites shfaqen e pankarta ne duar me portretin e deputetit te PD, Ervin Salianji. Nje pankarte shkruan: Burgu juaj, medalja ime.
18: 49- Deputetët e opozitës i jane bashkuar protestuesve te shumte te cilet jane mbledhur ne bulevardit “Dëshmorët e Kombit: para Kryeministrisë.
Kreu i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi, Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka, Agron Gjekmarkaj, Luçiano Boci, etj janë deputetët që po marshojnë në këmbë, ndërsa po ecin ngadalë.
Kujtojmë se nga kjo protestë opozita synon krijimin e një qeverie teknike, ndërsa nuk ka skenar sesi do të zhvillohet.
Opozita ka paralajmëruar për mosbindje civile, teksa 1500 forca policie janë angazhuar për ruajtjen e rendit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al