Deputeti i PS-së thirret në SPAK! Plarent Ndreca pritet të njihet nga Prokuroria e Posaçme për akuzat ndaj tij

Oct 24, 2024 | 13:21
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Socialiste, Plarent Ndreca, është thirrur nga SPAK për t’u njohur me akuzat e ngritura ndaj tij.

Plarent-Ndreca

Burime per Gazeten Panorama.al bejne me dije se Plarent Ndecës do t’i njoftohet nga SPAK akuza e “shkeljes së barazisë në tendera”.

Kujtojmë se Plarent Ndreca ka qenë Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme, para se te merrte mandatin e deputetit te PS.

Sakaq, pritet njoftimi i SPAK për informacione më të detajuara lidhur me rastin për të cilin Ndreca akuzohet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura