Prokuroria e Tiranës ka ndryshuar akuzën për anëtarët e fisit Rraja në lidhje me episodin e dhunës me shkopa bejsbolli ndaj Bilbil e Jashar Majas në Fushë Krujë.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se ndryshe nga nisja e hetimit për “plagosje të rënë me dashje, në bashkëpunim” pas publikimit të dhunës me shkopinj bejsbolli prokuroria ka vlerësuar që hetimit duhet të vijojë për akuzën e “plagosjes së lehtë me dashje”.
Ndryshimi i kualifikimit ka ardhur pas administrimit të akt-ekspertimeve mjeko ligjore ndaj të dëmtuarve.
Përveç lehtësimit të pozitës penale, akuza e re kërkon ankim nga të dëmtuarit për vijimin e hetimit.
CFARE NDODHI NE 6 KORRIK
Dy kushërinjtë Bilbil Maja dhe Jashar Maja u dhunuan brutalisht në një lokal nga një grup personash për shkak se u ankuan se gurorja në pronësi të kushëririt të deputetit Rrahman Rraja po u dëmtonte banesat. Mes dhunuesve identifikohen Rexhep Rraja djali i deputetit Rrahman Rraja dhe dy vellezerit e tij.
Shkak ishte bërë një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të Përparim Rrajës, kushëriri i ish deputetit socialist të Krujës, Rrahman Rraja, i cili ka leje shfrytëzimi dhe licencë për këtë aktivitet.
Kushërinjtë Bilbil e Jashar Maja ishin ankuar se shpërthimet gjatë punimeve në gurore, po u shkatërronin banesat e tyre por dhe të zonës përreth, 200 metra në vijë ajrore nga gurorja. Mesditën e së enjtes (6 korrik 2023) ata ishin në lokal me inxhinierin e gurores, Fredi Llupo, për ti kërkuar që shpërthimet të ishin më të kontrolluara pasi po u dëmtoheshin banesat. Në këto momente grupi i dhunuesve mësyu lokalin dhe ata bëhen prehë e një dhune barbare.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al