Dosja e Sterilizimit, shtyhet për herë të tretë seanca! Më kërkesë të ish-ministrit Ilir Beqaj…

Oct 3, 2024 | 13:22
SHPËRNDAJE

Shtyhet pas 4 orësh për herë të tretë seanca paraprake për dosjen e sterilizimit. Me kërkesë të ilir Beqajt, prokurorët lexojnë çdo rresht në materialin e gjatë të kërkesës për gjykim.

ilir-beqaj-spak

Seanca e radhës u la më 10 tetor në orën 10:00  ku kanë mbetur për t’u lexuar edhe 50 faqe.

Për dosjen e “Sterilizimit”, Ilir Beqaj akuzohet për “shpërdorim detyre”, ndërsa u la në masën detyrim paraqitjeje.

Çështja e “Sterilizimit” ka ngecur në seancë paraprake, për shkak të dosjes voluminoze, e ku mbrojtja ka kërkuar që SPAK ta lexojë në gjyq çdo akt, duke ngadalësuar kështu procesin.

Ish-zëvendësi i tij Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj ndodhen në qeli, ndërsa masa sigurie u caktuan për anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave. Të pandehurit akuzohen për koncesionin me vlerë 100 mln euro.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura