Ekstradohet drejt Rusisë bosi i krimit, Igor Kokunov, pavarësisht vendimit të Gjykata Kushtetuese për pezullim të procesit

Oct 30, 2024 | 20:55
SHPËRNDAJE

Është ekstraduar drejt Rusisë, Igor Kokunov pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullim të procesit.

igor kukunov

Në mbledhjen e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese u theksua se janë kushtet që imponojnë pezullimi e përkohshëm të kësaj procedure, ndërsa Kokunov vijon të qëndrojë në izolim.

60-vjeçari rus i arrestuar në Shqipëri, e refuzonte prej kohësh ekstradimin drejt Rusisë.

Kokunov, i cili është në kërkim për 30 vrasje, kërkoi azil politik në Shqipëri, me pretendimin se në Rusi i rrezikohet jeta. Vepra penale për të cilën akuzohet Igor Kokunov parashikon maksimumin e dënimit 15 vjet burg.

Operacioni për kapjen e tij u kodua “Moscow” dhe u zhvillua nga policia kufitare Muriqanit dhe policia së Shkodrës, në bazë të informacioneve të shkëmbyera ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Moskës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura