Gara për kreun e Policisë së Shtetit, zbulohet kush është emri i parë që kandidon

Sep 16, 2024 | 12:22
SHPËRNDAJE

Shemsi Prençi është kandidati i parë që aplikon për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Mësohet se Prençi ka nisur me postë aplikimin.

shemsi premci

Gara për drejtor të përgjithshëm u hap pasi ministri i Brendshëm Ervin Hoxha publikoi një udhëzim për hapjen e garës duke u dhënë mundësinë kandidatëve të aplikojnë.

Kujtojmë se të gjitha personat që duan të aplikojnë për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit kanë edhe dy ditë afat.

Përkohësisht Policia e Shtetit po drejtohet nga Sokol Bizhga.

Kush eshte Shemsi Prençi

Shemsi Prençi ka qenë drejtues i lartë i Policisë së Shtetit dhe i Forcave Speciale. Ai mban gradën Drejtues i Parë dhe nëse nuk ka pengesa të tjera që mund të konstatohen nga Komisioni i Posaçëm që është ngritur për këtë garë, Shemsi Prençi është i lirë në rrugën e tij për të kërkuar drejtimin e kësaj organizate.

Prençi më herët ka qenë drejtues në qarqet Fier, Elbasan dhe Dibër, si dhe në krye të forcave speciale, në varësi të Drejtorisë së Përgjithshme. Ai ka drejtuar gjatë qeverisë socialiste edhe Emergjencat Civile.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura