Një trup i pajetë është gjetur mbrëmjen e sotme në Përroin e Thatë në Fushë-Arrëz.
Policia njofton se trupi i pajetë i përket një 62-vjeçari me iniciale F.H.
Trupi i pajetë i 62-vjeçarit u gjet poshtë urës në përrua.
“Rreth orës 20:50, në dalje të qytetit Fushë Arrëz, në Përroin e Thatë, është gjetur trupi i pajetë dhe pa shenja dhune, i shtetasit F. H., 62 vjeç”, njofton policia.
Dyshohet se 62-vjeçari është rrëzuar aksidentalisht nga ura dhe ka rënë në ujë, ku për pasojë ka humbur jetën.
Njoftimi i policisë
Fushë Arrëz/Informacion paraprak.
Rreth orës 20:50, në dalje të qytetit Fushë Arrëz, në Përroin e Thatë, është gjetur trupi i pajetë dhe pa shenja dhune, i shtetasit F. H., 62 vjeç.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 62-vjeçari është rrëzuar aksidentalisht nga ura dhe ka rënë në ujë, ku për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të rasti
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al