Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg” për 37 vjeçarin Vitrin Çobaj, i cili akuzohet se ka grabitur me dhunë një familje në Selenicë.
Çobaj dyshohet gjithashtu se ka ngacmuar seksualisht vajzën e mitur të familjes në fjalë.
Trupi gjykues i përbërë nga gjyqtare Viola Canaj vlerësoi të ligjshëm ndalimin dhe i dha masën e sigurisë Arrest në burg.
37 vjeçari i ka mohuar akuzat gjatë seancës për vlerësim të masës së sigurisë.
Ndaj tij janë ngritur 4 vepra penale: “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Ngacmim seksuale me dhunë me të mitur 14-18 vjeç”, “Vjedhje me dhunë” dhe “Mbajtje pa leje e armëve sportive dhe të gjuetisë”.
Avokat i çështjes ka qenë Durim Bajrami i caktuar kryesisht nga gjykata.
Pretendimet për përdhunim dhe rezultati i eskpertizës
Kryefamiljari, 47-vjeçar dhe vajza e tij e mitur, banesa e të cilëve ra pre e grabitjes në fshatin Brataj të Selenicës të dielën, akuzuan grabitësin se kishte përdhunuar 17-vjeçaren.
Sipas babait, por edhe vetë vajzës, ai e kishte dërguar të miturën në kasollen e bagëtive dhe kishte abuzuar seksualisht me të.
Por sipas ekspertizës mjeko-ligjore, 17-vjeçarja nuk është përdhunuar. Policia konfirmon se e mitura nuk është abuzuar, por pohon se është ngacmuar seksualisht nga grabitësi Vitrin Çobaj, banor i të njëjtit fshat.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al