Dy goditje në gjoks dhe dy në këmbë, humb jetën 34-vjeçari që u plagos me thikë në Tiranë

Aug 24, 2024 | 20:00
SHPËRNDAJE

Ka ndërruar jetë në spital, 34-vjeçari Amarildo Hoxhallari, i cili u plagos me thikë mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit në Tiranë, nga 25-vjeçari Darmen Keli.

ambulanca naten

34-vjeçari mësohet se është goditur 4 herë me mjet prerës dhe nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, ku në Unazë të Re, është plagosur me mjet prerës shtetasi A.H., ju informojmë se ky shtetas si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për arrestimin e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Dyshohet se motiv i sherrit mes dy të rinjve është bërë një vajzë. Ai u godit 4 herë, dy herë në gjoks dhe dy herë në këmbë.

LEXO EDHE:  Mollë sherri një vajzë, detaje nga konflikti me thikë ku humbi jetën 34-vjeçari në Tiranë

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura