Selisë së Partisë Socialiste iu vu flaka! Protestuesit të irrituar i janë drejtuar selisë rozë duke hedhur Molotov, çka bëri që hyrja e kësaj godine të merrte flakë.
Si përgjigje të këtij përshkallëzimi forcat e policisë janë organizuar duke formuar një kordon para hyrjes, si edhe kanë hedhur gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve.
Kujtojmë që përplasja qe nisi para kryeministrise zgjati disa minuta, ndërkohë që tubimi kulmoi me hedhjen e bombave molotov, të cilat u hodhën drejt godinës së Këshillit të Ministrave.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al