I moshuari gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

Jan 13, 2025 | 17:45
SHPËRNDAJE

Një 81-vjeçar është gjetur pa shenja jete këtë të hënë në oborrin e banesës së tij në Zall-Bastar.

ambulanca-1-1

Blutë e Tiranës njoftojnë se shtetasi me iniciale Xh.M rreth orës 09:00, në Zall-Bastar, është gjetur pa shenja jete në oborrin e banesës së tij.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të ndërrimit të jetës.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 13.01.2025, rreth orës 09:00, në Zall-Bastar, është gjetur pa shenja jete në oborrin e banesës së tij shtetasi Xh.M, rreth 81 vjeç.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të ndërrimit të jetës.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura