Konferenca e Kryetareve ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për zgjatjen e mandatit te Komisionit Hetimor Parlamentar për sterilizimin dhe check-up ne shëndetësi.
Kërkesa nuk u pranua nga përfaqësuesit e mazhorances ne konferencën e kryetarëve.
Në kërkesen e opozites thuhet se nëse Komisioni nuk e zgjat veprimtarinë e tij, nuk ka asnjë afat kohor për të shkruar raportin i cili fillon hartimin pas pyetjes së të gjithë dëshmitarëve që në rastin më të mirë kërkon 10-14 ditë, si dhe paraqitja e raportit për miratim në Komision.
“Nga lista e pranuar e dëshmitarëve, është pyetur vetëm një pjesë e tyre. Pjesa tjetër e dëshmitarëve, që disa pjesë më të rëndësishme si ish Ministra, aksionerë, etj ende nuk kanë dëshmuar. Kjo e bën hetimin parlamentar të paplotë”, thuhet ne shkresen e opozites.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al