Kryeministri kanadez Justin Trudeau jep dorëheqjen: Vendi meriton zgjedhje reale

Jan 6, 2025 | 17:10
SHPËRNDAJE

Kryeministri kanadez Justin Trudeau jep dorëheqjen si lider i partisë, por edhe si kreu i qeverise. 

TRUDEAU

Trudeau thotë se e mori vendimin për të dhënë dorëheqjen pasi pati një bisedë të gjatë me familjen e tij – ai thotë se suksesi i tij ishte falë mbështetjes së tyre. Ai u tha fëmijëve të tij për vendimin e tij për të dhënë dorëheqjen një ditë më parë.

Justin Trudeau thotë se “ky vend meriton një zgjedhje reale” në zgjedhjet e ardhshme.

Ai po ashtu ka thënë se parlamenti ka qenë “i paralizuar prej muajsh”, pas asaj që ai e quan sesioni më i gjatë i një parlamenti pakicë në historinë kanadeze.

Trudeau ka thënë se parlamenti i vendit do të pezullohet deri më 24 mars.

“Këtë mëngjes e këshillova Guvernatorin e Përgjithshëm se na duhet një seancë e re parlamenti. Ajo e ka pranuar këtë kërkesë dhe Dhoma do të pezullohet deri më 24 mars”.

Trudeau po përballej me një sërë krizash në rritje, nga kërcënimet tarifore të Donald Trump deri te dorëheqja e aleatëve kryesorë, po ashtu dhe sondazhet jo te mira të opinionit.

Trudeau ka ardhur në pushtet në vitin 2015 pas dhjetë vjetësh qeverisje të Partisë Konservatore dhe fillimisht ishte përshëndetur për kthimin e vendit në të kaluarën e tij liberale. Por ai u bë i papëlqyer nga votuesit në vitet e fundit për një sërë çështjesh, duke përfshirë rritjen e kostos së ushqimit dhe strehimit, dhe rritjen e emigracionit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura