Lëkundje sizmike janë regjistruar në vendin tonë pasditen e sotme rreth orës 18:01.
Sipas Qendrës Sizmologjike Euromesdhetare magnituda e tërmetit vlerësohet se ishte 4.0 Rihter.
Epiqendra e tërmetit ishte qyteti i Burrelit, ndërsa thellësia e tërmetit vlerësohet se ishte 5 kilometram sipas EMSC.
Ndërkaq sipas të dhënave paraprake të Institutit të Gjeoshkencave, magnituda e tërmetit vlerësohet se ishte 3.8 e shkallës Rihter.
Epiqendra u regjistrua në Selishtë, në qarkun e Dibrës, me një thellësi prej 15.2 km.Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë përreth Burrelit, deri në kryeqytet. Nuk raportohet për dëme në njerëz, apo materiale.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al