EMRAT/Mbeti i bllokuar në autobotin e përmbysur pas aksidentit, ndërron jetë drejtuesi! Shoferi i mjetit tjetër shpëtoi duke u hedhur

Oct 10, 2024 | 20:43
SHPËRNDAJE

Ka ndërruar jetë drejtuesi i autobotit që transportonte karburant, i cili u përfshi në një aksident mbrëmjen e sotme në aksin në rrugën nacionale Lushnje-Berat, në zonën e quajtur “Kashëbardhë”.

aksident-ne-lushnje-berat-770x441

Mësohet se autoboti u përmbys pasi u përplas me një mjet bujqësor, drejtuesi i të cilit, Arben Toska, arriti të hidhej nga mjeti në momentin e përplasjes, duke shpëtuar pa lëndime të rënda.

Megjithatë, drejtuesi i autobotit, Petro Piti, përfundoi në kanalin kullues pas aksidentit dhe përpjekjet për ta nxjerrë atë ishin të kota për një kohë të gjatë.

Zjarrfikësit dhe mjetet bujqësore që u thirrën për ndihmë nuk arritën të ngrinin autobotin për të shpëtuar drejtuesin e tij.

Pas rreth një ore, Piti u nxor nga autoboti dhe u transportua me urgjencë në spitalin e Lushnjes, por ndodhej në gjendje kritike. Raportohet se ai humbi jetën pak më vonë për shkak të dëmtimeve të shumta nga përplasja.

Sakaq, policia ka ndërprerë qarkullimin në zonën e ngjarjes dhe është duke hetuar shkaqet e aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura