Miratohet me 75 vota pro buxheti 2025, opozita voton kundër! PS rrëzon amendamentet e PD dhe PL

Dec 3, 2024 | 18:49
SHPËRNDAJE

Me 75 vota pro të mazhorancës dhe 24 kundër të opozitës, Kuvendi ka miratuar në tërësi buxhetin për vitin 2025.

votim

Pas një seance të gjatë diskutimesh dhe debatesh, mazhoranca socialiste ka rrëzuar edhe të gjitha amendamentet e Partisë Demokratike dhe të Partisë së Lirisë.

Sipas PS këto amendamente u konsideruan të panevojshme, ndërsa ministri i Financave, Petrit Malaj tha se “këto amendamente do ta kthenin atë në një ‘buxhet piramidal’”

Nga ana e tyre, deputetët e opozitës kundërshtuan  buxhetin e 2025, duke thënë se ai nuk reflekton nevojat reale të qytetarëve.

votim buxheti

ÇFARË PARASHIKON BUXHETI 2025

Vijimi i konsolidimit fiskal me qëllim uljen e borxhit publik është prioritet i qeverisë në librin e financave për 2025-ën.

Qeveria ka planifikuar 822 miliardë Lekë në buxhet, ndërkohë që flet për tregues pozitiv në rritje për të ardhurat, që sipas kreut të financave parashikohen me rreth 40.6 miliardë Lekë më shumë. “Projektbuxheti tejkalon shifrën e 8 miliardë Eurove të planifikuara”. Malaj foli për risqe të balancuara dhe një perspektivë inkurajuese afatmesme të financave shqiptare, bazuar në vlerësimet e fundit të bëra në raportet e agjencisë së vlerësimit të kreditit “Standard and Poors dhe Moody’s.

Të ardhurat kapin vlerën e 754 miliardë Lekëve, ndërkohë që projeksionet sipas ministrit Malaj flasin për parashikime edhe më pozitive, për shkak të parave që qeveria synon të mbledhë nga tatimet dhe kontributet e sigurimeve shoqërore.

Krahasuar me buxhetin aktual, qeveria ka vendosur të ndajë më shumë para edhe për investimet infrastrukturore, të cilësuara me rëndësi strategjike.

Libri i financave nuk parashikon rritje të pensioneve por vetëm indeksim të tyre në vlerën e 1.6 miliardë Lekëve, ndërkohë që do mbështesë rritjen e pagave. Pas prezantimit të draftit në Konferencën e Kryetarëve, i hapet rruga diskutimeve në komisionet parlamentare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura