“Nuk punoj me njerëz që sillen si rrugaçë”- Albana Vokshi i hedh mikrofonin Plarent Ndreca! Deputeti i PS: Një ambulancë thirrini ju lutem

Oct 9, 2024 | 11:25
SHPËRNDAJE

Komisioni Hetimor për koncesionet në shëndetësi është shoqëruar me debate të ashpra deri në përplasje.

Deputeti i PS, Ndeca u shpreh se “nuk punoj me njerëz që sillen si rrugaçe”.

Kjo e ka acaruar kryetaren e Komisionit, Albana Vokshi e cila i ka hedhur mikrofonin Ndrecës.

DEBATET MES DEPUTETEVE

Albana Vokshi: Kujt i thua rrugaç ti?

Plarent Ndreca: Nuk thashë rrugaç, thashë njerëz që sillen si rrugaçë.

Ilir Metaj: Sekretaria njofton një ambulancë, situata është emergjente

Plarent Ndreca: Na lini të bëjmë mbledhjen

Ilir Metaj: Je deformuar frikshëm për të qenë grua, mbushu me frymë

Albana Vokshi: Ki kujdes me ato që thua

Ilir Metaj: Ke nevojë për trajtim të thelluar, dështimi i protestës të ka marrë jashtëzakonisht keq.

Albana Vokshi: Vetëm mesazhin e parë keni marrë nga protesta

Ilir Metaj: Qetesohu se je grua

Albana Vokshi: Sa me preke ti me keto, ty te njeh e gjithe Vlora.

Plarent Ndreca: Vazhdojmë…

Albana Vokshi: Lexo ligjin

Plarent Ndreca: Një inxhiniere me tregon ligjin

Plarent  Ndreca: Të vazhdojmë mbledhjen

Albana Vokshi: Të dalë dëshmitari. Kryetarja te dera ti nis mbledhjen. Mbledhja nuk është hapur

Plarent Ndreca: Vendos shumica

Albana Vokshi: Garda u urdhërua prej teje! Nuk hapet mbledhja pa mua

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura