Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar emrat e personave ndaj të cilave GJKKO ka caktuar masa sigurie në kuadër të operacionit të SPAK në Elbasan.
Arrest me burg
- Marjus Lulaj (alias Suel Çela)
- Mario Çela
- Xhino Roka
- Klaus Matishi (alias Klaus Çopja alias Kledjan Çopja)
- Sergej Hasanpapaj
- Bruno Hazizolli
- Ledio Zabeli
- Marsel Roka
- Ado Xhika (alias Elkier Cerriku alias Ado Cerriku)
- Preke Kodra
- Fuad Verzivolli
- Metin Mehjam
- Renato Hasani
- Skender Sufaj
- Pajtime Fetau
- Dedan Gjoni
- Marsel Shega (alias Bujar Shega)
- Hajdar Lala (alias Hajdar Xaka alias Hajdar Sefa)
Arrest shtëpie
- Blerina Beqiri
Detyrim paraqitje
- Elton Qyno
- Artan Hoxha
Kujtojmë se gjatë këtij aksioni u ushtruan kontrolle në bizneset e të kërkuarit të drejtësisë, Suel Çela, ndërkohë që u ‘bastisën’ banesat e dy ish-gjyqtarëve, Zihni Shahu dhe Taulant Tafa. Po ashtu mësohet se zyrtari i policisë i akzuar si pjesë e grupit të Suel Çelës është Dedan Gjoni.
“Në kuadër te hetimit të një organizate kriminale me shtrirje ndërkombëtare, me kërkesë të Prokurorisë se Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masat e sigurisë për 21 persona, ku përfshihen anëtarët e organizatës kriminale, një zyrtar i lartë policie, një gjyqtar në detyre gjatë kryerjes së aktivitetit kriminal, një avokat dhe dy gazetarë.
Masat e caktuara të sigurisë janë si më poshtë: Arrest me burg – 18 persona (përfshirë ish gjyqtarin dhe zyrtarin e lartë të policisë së shtetit);
Arrest në shtëpi – 1 avokat;
Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore – 2 gazetarë.
Operacioni për ekzekutimin e masave të sigurisë i cili po mbështetet nga Europol dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese shqiptare dhe evropiane, është në vijim”, bëri me dije nga SPAK.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al