Pasi morën “OK” nga Parlamenti, ministrat e rinj të qeverisë Rama betohen tek Presidenti

Sep 12, 2023 | 10:37
SHPËRNDAJE

Me dorën mbi Kushtetutë janë betuar ministrat e rinj të qeverisë Rama, emrat e të cilëve u miratuan një ditë më parë në Parlament.

Para Presidentit u betuan 5 nga 7 ministrat e rinj, pasi dy prej tyre nuk u miratuan dje ne parlament per shkak te disa procedurave.

Kongretisht sot betuan Igli Hasani, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;  Albana Koçiu, Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale; Ogerta Manastirliu, Ministër i Arsimit dhe Sportit; Anila Denaj, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Arbjan Mazniku, Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor.

Formula e betimit:

“Betohem në nderin time se do të zbatoj me përpikemi kushtetutën dhe ligjet si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar të anëtarit të këshillit të ministrave”

Pse nuk u miratuan dje emrat e dy ministrave te rinj

Me gjithë kundërshtinë e opozitës që kërkonte debat para votimit, mazhoranca miratoi ndryshimet, ndërsa dekretet për 2 ministri nuk u hodhën në votim.

Në seancën e djeshme, Parlamenti nuk votoi për shkarkimin nga detyra të ministres së Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj. Në mënyrë që të kryhet kjo procedurë, fillimisht duhet të lirohet nga detyra e kryetarit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Mete, i cili do e zëvendësojë Ibrahimajn.

Dje u realizua pikërisht ky votim, shkarkimi i Metes. Sipas procedurës së Kuvendit, Ervin Mete depozitoi kërkesën për largim nga posti i drejtor të AMF, dhe kjo u votua në seancën plenare të ditës së djeshme.

Shpjegimin për këtë ngërç procedural e dha Eduard Shalsi, i cili në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë, sqaroi se: “Si rregull Kuvendi para se të miratojë detyrën e Ervin Metes si ministër i Financave, duhet të miratojë dorëheqjen e tij nga Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe posti i drejtuesit të këtij institucioni. Pra votohet vendimi për lirimin e zotit Ervin Mete. Miratohet

Ministrat e rinj

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme – Igli Hasani

Ministria e Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale – Albana Koçiu

Ministri i Arsimit dhe Sporti – Ogerta Manastirliu

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit – Anila Denaj

Ministri i Pushtetit Vendor- Arbjan Mazniku

Ministri i Financave dhe Ekonomisë – Emërohet Ervin Mete;

Ministri i Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit – Emërohet Delina Ibrahimaj;

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura